PËRGJIMI/ Opozita thërret nesër për raportim në komisionin e Sigurisë drejtuesit e...

PËRGJIMI/ Opozita thërret nesër për raportim në komisionin e Sigurisë drejtuesit e institucioneve ligjzbatuese

48
0
Shares

Nënkryetari i komisionit parlamentar të Sigurisë, Flamur Noka, e ka cilësuar krim të rëndë, përgjimin dhe ekzistencën e pajisjes së përgjimit.
Mbledhja e sotme e këtij komisioni drejtohet nga Noka, për shkak të mungesës së Spartak Brahos, për probleme shëndetësore
“Si ka hyrë dhe përse përdoret pajisja e përgjimit?”, ka reaguar Noka, i cili ka kërkuar që krerët e institucioneve ligj-zbatuese të thirren për raportim në komision.
Noka ka shpjeguar se thirrja e ministrit të brendshëm Saimir Tahiri do të jetë edhe për sqarimin e çështjes së Arben Frrokut dhe Klement Balilit.
Deputeti Asllan Dogjani ka mbështetur këtë kërkesë duke kërkuar informacion për pajisjen e përgjimit
“Kush janë zyrtarët e lidhur me trafikun e drogës në Sarandë?”, ka qenë një pyetje tjetër, që sipas Dogjanit do përgjigje.
Deputeti Piro Lutja, ka kërkuar që kjo kërkesë të hidhet në votim.
Deputeti i LSI Luan Rama, ka mbështetur kërkesën e deputetëve të opozitës duke saktësuar se, “ndërhyrja e Nokës nuk ka lidhje me rendin e ditës. Parimisht e mbështes rolin e komisionit për çështje të tilla. Të kërkojmë informacion zyrtar”.

Orari i thirrjes në komision të drejtuesve të organeve ligjzbatuese

Nesër në 10:00 raporton Saimir Tahiri
Nesër në 11:00 raporton Adriatik
Nesër në 12:00 raporton Haki Çako
Nesër në 13:00 raporton Visho Ajazi Lika

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY