PËRGJIMI/ Flet Manjani: Nga hetimi nuk duhet të ketë frikë askush

PËRGJIMI/ Flet Manjani: Nga hetimi nuk duhet të ketë frikë askush

50
0
Shares

Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me pajisjen e përgjimit të policisë së shtetit.
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e ka konfirmuar këtë fakt sot, në përfundim të takimit me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Ai ka folur edhe për arratisjen e Klement Balilit.
Manjani u shpreh se, sa i takon dyshimeve se Policia e Shtetit mund të ketë përdorur një pajisje për përgjimin e zyrtarëve dhe funksionarëve të lartë të shtetit, i takon Prokurorisë që të tregojnë të vërtetën e kësaj çështjeje.
“Për këtë çështje ka hetim nga prokuroria e shtetit. Të ballafaqohemi me të vërtetat”, u shpreh ai.
Ministri u pyet edhe për mundësinë e përgjimit të atij vetë, personalisht.
Ka hetim të çelur për këtë punë. Kini durim të shkojmë në fund. Të gjitha të tjerat nuk ndihmojnë hetimi.  Nëse ka të vërteta, por edhe nëse  jo duhen sqaruar. Nga hetimi s’duhet të ketë frikë askush. Ka përfunduar koha kur qeveria nuk ekzekutonte vendimet e prokurorisë. Vendimet e prokurorisë janë urdhra për qeverinë”, sqaroi mistri i Drejtësisë.
Më tej, Yli Manjani tha se, nuk preferon të komentojë nga zyrat e Prokurorisë deklaratën e deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima se Klement Balili është emëruar nga LSI si Drejtor për Transportin në Sarandë.
Ndërsa për çështjen e arratisjes së Balilit, Manjani tha se edhe për këtë çështje ka nisur një hetim nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY