Pajisja e përgjimeve, Noka: Krim i rëndë shtetëror, cënohet siguria kombëtare

Pajisja e përgjimeve, Noka: Krim i rëndë shtetëror, cënohet siguria kombëtare

65
0
Shares

Ish ministri i Brendshëm Flamur Noka e ka cilësuar pajisjen e përgjimit, një skandal dhe krim të rëndë shtetëror. I ftuar në televizionin neës 24, Flamur Noka aktualisht deputet i Partisë Demokratike tha se kjo pajisje cënon rëndë sigurinë kombëtare dhe të drejtat e liritë e qytetarëve.

“Në rast se deri sot kemi ecur mbi bazën e aludimeve, por sot flasim ndryshe, kur e pranon ministri, pasi cënohen të drejtat dhe liritë e njeriut. Kjo pajisje e instaluar në një institucion të paligjshëm sa i takon përgjimit, përbën krim. Të gjithë ata që kanë konsumuar këtë vepër penale, këtë krim, do të përgjigjen para ligjit. Në SHBA ka ndodhur një skandal i ngjashëm me këtë që po flasim ne, dhe ka dhënë dorëheqjen një president, pasi cenohet rëndë siguria kombëtare”,tha Noka në emisionin “Opinion” në “Neës24”.

Ai ka kërkuar dhe përgjigje nga ministri Tahiri se si ka hyrë kjo pajisje, është dhuruar, apo është regjistruar në doganë?

“Duhet të ketë një dokument për secilin rast, dhe duhet një regjistrim në regjimin e përkohshëm. Në momenti që e merr për pak kohë, futet në regjimin e përkohshëm doganor. Nëse e merr një pajisje jashtë çdo procedure ligjore, ti je bandë. Është momenti për të vënë alarmin, siguria kombëtare në këtë vend, nuk ka qenë kurrë në rrezikun që është sot”,tha Noka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY