Operacion anti drogë në Vlorë-Sarandë, policia asgjeson mbi 28. 000 rrënjë kanabis

Operacion anti drogë në Vlorë-Sarandë, policia asgjeson mbi 28. 000 rrënjë kanabis

63
0
Shares

Policia e Vlorës ka asgjesuar në total 28.030 bimë narkotike “Cannabis sattiva” në Vlorë dhe Sarandë.

Nga ku në fshatin Resulaj-Vlorë, Policia ka zbuluar dhe asgjësuar 1.000 rrënjë bimë narkotike “Canabis” të mbjella në anë të lumit, me lartësi nga 5 cm deri në 10 cm.

Në fshatin Sevaster-Vlorë, Policia ka zbuluar dhe asgjësuar 530 rrënjë bimë narkotike “Cannabis”, të mbjella në vendin e quajtur “Pylli Dobre”, prej të cilave: 220 rrënjë ishin të mbjella në kubikë dhe 310 rrënjë të tjera të mbjella në tokë, me lartësi nga 5 cm deri në 20 cm.

Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, gjatë kontrollit të përbashkët për evidentimin e kultivimit të bimëve narkotike, në vendin e quajtur “Ish-Posta Kufitare Perdhikal”, kanë zbuluar dhe asgjësuar në total 26.500 rrënjë bimë narkotike “Canabis”, prej të cilave: 3.500 rrënjë bimë narkotike “Cannabis” ishin të mbjella në tokë me lartësi 5 cm deri në 40 cm. 23.000 rrënjë bimë narkotike “Cannabis”, prej të cilave: 15.000 kubikë dhe 8.000 rrënjë të tjera ishin të mbjella në tokë, në fshatin Karroq, me lartësi nga 5 cm deri në 30 cm. Policia bëri asgjësimin e tyre me djegie. Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Gjate veprimeve hetimore, Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej kultivuesve të 5841 bimëve narkotike që u asgjësuan në fshatin Ninat-Konispol, më datë: 14.05.2016, të cilin e ka shpallur në kërkim: D. A. 52 vjeç, banues në Sarandë. Punohet për kapjen dhe arrestimin e ti

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY