DETAJE/Shukri Xhelili fshihej në Tiranë pas skandalit seksual

DETAJE/Shukri Xhelili fshihej në Tiranë pas skandalit seksual

57
0
Shares

Kryetari i bashkisë së Dibrës fshihej në Tiranë që pas publikimit të skandalit seksual në media. Ai menjëherë pas shoqërimit nga policia e Dibrës është vendosur në kryeqytet.

Detaje rreth arrestimit:

Arrestimi është bërë rreth orës 19 e 45, Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar nëpërmjet Sektorit për Hetimin e Korrupsionit në ekzekutim të vendimit nr 99 datë 16.05.2016 të Gjykatës Shkallës së parë për Krimet e Rënda, ekzekutoj masën e sigurisë “Arrest ne burg” për shtetasin Shukri Xhelili,56 vjeç, si i dyshuar për veprën penale ” Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i KP, në kuadër të procedimit penal nr 100 të vitit 2016 rregjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë në Tiranë nga Strukturat e Drejtorisë për Krimin Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit, bën të ditur policia e Shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY