Dëshmitë e dy ish-punonjësve të DIA-s “fundosin” Kastriot Ismailajn

Dëshmitë e dy ish-punonjësve të DIA-s “fundosin” Kastriot Ismailajn

43
0
Shares

Ka nisur procesi gjyqësor ndaj Kastriot Ismailajt, i akuzuar për përfitimin e rreth 5 mln eurove nga kompania CEZ –shpërndarje me anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Në seancën e parë gjyqësore, Ismailaj u përball me dy ish-punonjësit e kompanisë së tij, Ilir Shabanin dhe Ardian Sukun, të cilët rënduan pozitën e ish-shefit të tyre.

Dy dëshmitarët, i thanë gjykatës se vetëm 2 muajt e parë kishin punuar në terren dhe me letra të rregullta, më pas gjithçka ishte fiktive. Ata i thanë gjykatës se me kërkesë të Ismailajt jane detyruar të prodhojnë letra fiktive, për të cilat më pas ai është shpërblyer nga CEZ-shpërndarja.

Ish-drejtori i DIA –s, Elvis Mataj nuk u paraqit, pasi sipas policisë ëshë larguar jashtë shtetit, informon televizion ABC news.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY