DENONCIMI/ Erion Veliaj i vodhi të përndjekurit politik 1.5 milionë lekë

DENONCIMI/ Erion Veliaj i vodhi të përndjekurit politik 1.5 milionë lekë

67
0
Shares

Në përvjetorin e 25 të krijimit të Shoqatës së të Përndjekurve Politikë, Adem Allçi, një prej të përndjekurve politikë gjatë ish-diktaturës ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliajn.
“Na del një Erjon Veliaj si kryebashkiak… i paturpshëm. Ai po na vjedh ato qindarkat tona që me gjak i kemi nxjerr. Mua më ka vjedh 1.5 milionë lekë…”, u shpreh Allçi.
Përveç akuzës ndaj Veliaj, ish-i përndjekuri e cilësoi të turpshme gjithashtu dhe sjelljen e deputetëve, duke thënë se marrin rroga të majme në një kohë kur ish-të përndjekurit vuajnë.
“Mos me ngrit zërin kush për të dënuarit politik është turp… ca parlamenti meqë jeni 40 deputetë sa jemi ne 1 milionë, po si more nuk keni turp ju merrni rroga të majme dhe bashkëvuajtësit e mi rrinë rrugëve, pa shpi pa pas asnjë lek në xhep, si i bëhet kjo”, theksoi Adem Allçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY