“Corriere Della Sera”: Zyrtari i “Interforce” në Tiranë, lidhje me kompaninë e...

“Corriere Della Sera”: Zyrtari i “Interforce” në Tiranë, lidhje me kompaninë e pajisjes së përgjimit

55
0
Shares

“Shqipëria po përjeton një luftë të ashpër mes Shërbimeve Sekrete dhe Qeverisë. Të parët akuzojnë të dytët se kanë urdhëruar përgjime të paligjshme, me anë të një pajisje të prodhuar nga një kompani italiane, lider në sektorin e përgjimeve dhe furnizuese e disa prokurorive të shumta”.
Kështu shkruan “Corriere della Sera” në një artikull mbi debatin e përgjimeve, që ka shpërthyer në Shqipëri.
Sipas saj, pajisja e përgjimit është futur në Shqipëri me mbështetjen e diplomatëve dhe zyrtarëve të misioneve italiane që operojnë në Shqipëri.
“Kompania italiane dyshohet se ka përdorur disa kanale diplomatike për ta sjellë pajisjen, në veçanti një zyrtar të misionit ‘Interforce’, Anna Poggi’”, shkruan gazeta.
Ajo u referohet disa burimeve, por nuk e konfirmon nëse të gjitha këto të dhëna janë të vërteta, apo jo.
Por “Corriere della Sera” vijon me detaje të tjera.
Sipas saj, zyrtari i “Interforce”, që thuhet se ka ndihmuar në futjen e pajisjes, ka lidhje familjare me drejtues të kompanisë italiane që e ka prodhuar atë.
Në shkrim hidhen dyshime se hetimet për këtë rast mund të zbulojnë një sistem të ndërlikuar, ku e përfshirë është edhe Anna Poggi, ish-policja e zyrës së “Interforce” në Tiranë, e përfolur në rastin e akuzave të ish-shefit të drogës së Fierit, Dritan Zagani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY