“Cili është deshmori i pare i pergjimit”

“Cili është deshmori i pare i pergjimit”

54
0
Shares

Skandali me përgjimin e paligjshëm të policisë pritet të bketë edhe viktimat e veta në hierarkinë e lartë të saj. Sipas Shkelzen berishës i pari do të jetë Cako, duke e krahasuar veprimin e tij me atë të Didit që fshehu kërkesën e Interpolit për deputetin Frroku.

“Skandali i pergjimit i realizuar nga nje pajisje e futur ne menyre te paligjshme dhe e paregjistruar askund, provon ekzistencen e nje strukture kriminale brenda shtetit.

Ky skandal merr permasa te frikshme me refuzimin qe Drejtori i Pergjithshem i Policise Haki Cako, i beri urdherit te Prokurorise per sekuestrimin e pajisjes, ndonese ajo ndodhet ne ambjente qe i perkasin Policise se Shtetit.

Kjo nuk eshte hera e pare qe Sajmir Tahiri detyron nje drejtor policie te shkele ligjin. Rasti me i fresket eshte ai i ish drejtorit Didi (tashme emigrant) qe u detyrua te jepte doreheqjen, pasi midis ligjit dhe Tahirit zgjodhi kete te fundit duke mbajtur te fshehte leter porosine e Interpolit per Mark Frrokun.

Refuzimi i Haki Cakos per zbatimin e urdherit te Prokurorise perben veper penale dhe hetimi per pergjimin e paligjshem te personave publike duhet te filloje pikerisht nga ai.

Eshte e drejte e Cakos te zgjedhe te behet deshmor apo deshmitar, por cdo hetim i metejshem do ishte nje farse e pakuptimte nese nuk vendos para ligjit ata qe pengojne zbatimin e tij.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY