Ish-kryeministri Berisha ka qënë mjaft aktiv sot në adresën zyrtarë në Facebook. Së fundmi ai ka postuar një sms të një personi me inicialet R.N. i cili thotë se është oficer policie.
Ai shkruan në mesazhin drejtuar Berishës se tritoli i vendosur te farmacia e babait të Tahirit e ka ka qënë vepër Emiljano Shullazi, pasi në atë kohë Shullazi ka patur një konflikt me ministrin Tahiri, sipas denoncimit të policit Shullazi ka kërkuar atë kohë më shumë lehtësime dhe favore për veprat që bënte.
Sipas R.N. Shullazi ishte plagosur në atë kohë, duke i shpëtuar një atentati dhe vendosi tritol te farmacia e babait të Tahirit, si edhe në banesën e Elvis Gacajt, ngjarja e fundit nuk u bë publike për mediat.
Gacaj ishte objektivi i një atentati në parkun “1 Maji”, ku mbetën të vdekur tre të rinj dhe ai u plagos për çështje të pazareve të drogës. Sipas denoncuesit, Elvis Gacaj është i “forti” i Tiranës së Re dhe ai dyshohet si vrasës me pagesë që mund të përdorej nga Tahiri për Shullazin.
Statusi i plotë i Berishës
Oficeri dixhital i policise gjyqesore, OPGJ, konfirmon:
– Ekzistencen e raportit te hetimit ne njesine antiterror te drejtorise se Tiranes, sipas te cilit tritolin tek farmacia e Bashkim Tahirit e ka vendosur grupi i parkut, siç njihet grupi i Milit te Partise!
– Po ate nate, tritoli eshte vendosur edhe tek shtepia e Elvis Gacaj, djali i nje socialisti te thekur por policia e ka mbajtur te fshehur kete fakt. Per me shume hollesi lexojeni vete mesazhin e oficerit dixhital te policise gjyqesore! sb
“Pershendetje z Berisha jame punonjes ne sektorin e antiterrorit dua te ju informoj se informacioni i qytatarit dixhital lidhur me raportin e vendosjes se tritoleve te farmacia dhe ne rrugen e baneses se Bashkim Tahirit nga grupi i Shullazit i dorzuar ne njesine e antiterrorit te drejtorise se Tiranes esht i vertet,por shefat e mije e kane fshehur ate , por për raportin që grupi parkut pra shullazit është dorzuar tek anti terrori i drejtoris se Tiranës sepse ata seksion do mërej me ngjarjen Keshtu qe për eprorët e mi vërtetohet që organizimi i tritolit të farmacia ishte dorë e shullazit sepse pak kohë para tritolit Shullazin e plagosen dhe ai pati një konflikt me Ministrin sepse kërkonte dorë të lirë në çdo fushe, po të kisha siguri për jetën do i dija hapur ktyre krimineleve në brendësi të policis dhe jasht por për momentin më duhet të ruhem ne anonim me kuptoni drejte . Por sa për dijeni ne raport njoftohet se ditën e tritolit nuk ishte vetëm tek farmacia dhe tek shtepia e bashkim tahirit por ishte edhe tek shtepia e Elvis Gacaj i cili njihet me nofkën i forti Tiranës së re, por kte fakt nuk është bere publik për medjat, Elvisi njifte nga i ati Shpëtim Gacaj mik i ngusht me Pandeli Majkos,Gramoz Ruci,etj për Elvisin të cilit ju be një atentat para ca kohesh nga një militant i Lsi,, diçka është qartësisht e vërtetuar që tritol vendesi që donte të jepte një sinjal ministrit donte të vriste edhe Elvis Gacajn i cilsuar si vrasës me pages dhe dejtues I trafikut të drogës në zonën e Tiranës së re, sepse nga hetimet del se i njëjti numër telefoni që aktivizoj tritolin tek farmacia Bashkimit i njëjti numër telefoni provoj duke çua disa her zile tritolit tek shtepia e Elvis, do doja shum tju jepja emrat e shefave të mi dhe tju jepja shum e shumë detaje por do kuptoj shumë shpejt se kush jam unë, do ju njoftoj në vazhdimësi, me besimin që në polici nuk kanë vend kriminel, ju faleminderit.R.N”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/