QUMILI/Ndalohet nga policia humoristi i njohur

QUMILI/Ndalohet nga policia humoristi i njohur

103
0
Shares

Sevdai Radogoshi është shoqëruar të enjten pasdite në Policinë e Gjakovës nën dyshimin për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, të kryer ndaj motrës së tij.

Humoristi Sevdai Radogoshi, i njohur si Qumili, është shoqëruar për disa orë në Policinë e Gjakovës pas ankesave të motrës së tij për sjellje jo të mirë.

Siç mëson kallxo.com, ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes ndërsa sipas versionit zyrtar të Policisë, shoqërimi i Qumilit në polici është kryer nën dyshimin për veprën penale lëndim i lehtë trupor.

“Të enjten, më 12 maj, rreth orës 11:00 dhe 15:30, një qytetare femër, qytetare e Gjakovës, ka raportuar së është sulmuar fillimisht nga një vëlla dhe pastaj nga një vëlla tjetër. Policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe i ka kryer të gjitha procedurat ligjore. Ky rast është klasifikuar si lëndim i lehtë trupor dhe është njoftuar edhe prokuroria për to, ndërsa të dyshuarit kalojnë në procedurë të rregullt”, ka thënë komandanti i Policisë së Gjakovës, Krist Gjokaj.

E kontaktuar nga kallxo.com, motra e Qumilit, Floranda Radogoshi, ka konfirmuar se i ka denoncuar vëllezërit në polici për sjelle jo të mirë ndaj saj.

“Vëllai i madh ka ardhë në mëngjes dhe jemi fjalosë për shtëpinë ndërsa pasdite ka ardhë Sevdaiu edhe me të kam pasur një konfrontim”, ka thënë Floranda. Ajo ka shtuar se nga konfrontimi me Sevdaiun e ka të lënduar hundën.

Ndërsa Sevdai Radogoshi nuk e ka mohuar shoqërimin në Polici por ka mohuar të ketë ushtruar dhunë apo ndonjë formë tjetër presioni ndaj motrës.

“Vëllai ka shkuar në mëngjes ta vizitojë nënën, mirëpo ka ndodhur një konflikt me motrën për shkak të gjendjes jo të mirë psikike te saj. Kur dëgjova për rastin dhe që kishte intervenuar edhe Policia, shkova pas dite ta marr nënën dhe motra reagoi sërish keq duke ma thirrë edhe mua Policinë“, thotë Radogoshi.

Ai thotë se fjalët e motrës së tij nuk duhet të merren seriozisht për shkak të gjendjes së saj psikike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY