Partia Demokratike ka vijuar me akuzat ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, duke kërkuar njëkohësisht edhe dorheqje e tij nga Ministria e Brendshme. Për sa kohë Tahiri të jetë në pushtet u shpreh kreu i departamentit të rendit dhe sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj, edhe bandat do të jenë në pushtet.
“Sa kohë të jetë Ministër i Brendshëm i vendit Saimir Tahiri, bandat janë në pushtet, droga leviz ngado, krimet kanë licensë. Tahiri duhet të largohet menjëherë, ai është turpi i shqiptarëve, dhe shfytyrimi më kriminal i ndonjë ministri të Brendshëm në 25 vite”, deklaroi z. Alibeaj.
Vetëm një kryeministër i kapur do të sfidonte qytetarët e tij, duke mos e shkarkuar këtë ministër, vijoi më tej Alibeaj.
“Çfarë di Saimir Tahiri për Edi Ramën që nuk e shkarkon dot edhe pse ai është i faktuar botërisht si garanti i bandave më te rrezikshme të trafikut të drogës dhe krimit jo vetëm në Shqipëri por në Ballkan e më gjerë? Vetëm një kryeministër i kapur do të sfidonte qytetarët e tij, partnerët europiane dhe amerikanë duke mbajtur në krye të rendit një njeri të implikuar e të inkriminuar deri në fyt si Saimir Tahiri. Një seri ngjarjesh kanë dëshmuar se Shqipëria ka pasur në krye të rendit që prej shtatorit të vitit 2013 një ministër të inkriminuar, ndërlidhësin e trafiqeve të drogës e shumë krimeve të tjera. Banditët më në zë të vendit nuk kanë pasur thjesht një pikë kyçe në polici, një lidhje politike diku, por kanë pasur drejtpërdrejt në dispozicion ministrin e Brendshëm”, tha më tej ai.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/