Aleanca Kuq e Zi ka vijuar edhe këtë radhë me një protestë të pazakontë. Pasi pak ditë më para antarë të Aleancës Kuq e Zi protestuan para Ministrisë së Brendshme me maska dhe hashash këtë radh gratë e Aleancës Kuq e Zi kanë zhvilluar një protestë duke marrë shkas nga skandali seksual i ish-kryebashkiakut të Peshkopisë, Shukri Xhelili, përpara zyrës së punës.
Ato kanë rrethuar zyrat e punës me të brendshme burrash si shenjë proteste ndaj skandalit të ashtuquajtur “Shukriu”. Ato kanë deklaruar se qeveria punëson vetëm vajza e të bukura dhe se qeveritarët nuk shohin fare CV-në por kërkojnë seks ne radh të parë.
“Qeveria punëson vetëm vajza të bukura në administratë. Asnjë grua mbi 40 vjeç nuk punësohet nga CVja. Qeveritarët nuk lexojnë CVnë por kërkojnë seks. Të rrezojmë qeveritarët brekëgrisur dhe milioner. Vajzat shqiptare viktima të qeveritarëve”, kanë thënë ato.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/