Gjykata e Kavajës vendosi masën e arrestit me burg për 3 drejtorët e ARRSH që u ndaluan ditët e fundit në lidhje me aksidentin tragjik në rrugën Golem-Kavajë.
Në seancën për dhënien e masës së sigurisë, trupi gjykues vendosi që drejtori juridik Dritan Fejzo, drejtori rajonal Bib Gjomakaj dhe drejtor i sigurisë rrugore në ARRSH Lek Tushaj të qëndrojnë në burg.
Prokuroria nisi një hetim për ARRSH lidhur me aksidentin në të cilin humbën jetën dy fëmijë. ARRSH nuk ka zbatuar një vendim të formës së prerër të Gjykatës së Apelit 2 vjet më parë për të riparuar nja trafikndarëse në Kavajë.
Mbi tre zyrtarët e larët të ARRSH rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/