SHËNIM/ Pajisja përgjuese, loja me “kundërshtim” nga Policia – pretekst për “tërheqje”...

SHËNIM/ Pajisja përgjuese, loja me “kundërshtim” nga Policia – pretekst për “tërheqje” nga Prokuroria

53
0
Shares

Një lajm “ka marrë dhen”, sot. Lajmi ka të bëjë me “kundërshtimin” e Policisë së Shtetit, për të bashkëpunuar me Prokurorinë, për hetimin e ekzistencës së një pajisje përgjuese, të paautorizuar.
Ndërsa mësohet se Oficerë të Policisë Gjyqësore kanë shkuar në ambiente ku gjendet pajisja përgjuese dhe kanë hasur në “rezistencën” e drejtuesve të Policisë për të mos e dorëzuar…, ata (oficerë e Policisë Gjyqësore) janë “tërhequr”.
Kjo, “tërheqje”, përballë “kundërshtimit” duket më tepër si një pretekst.
Oficerët e Policisë Gjyqësore, për pasojë Prokuroria, në çfarëdolloj rasti duhet të bëjnë bllokimin dhe sekuestrimin e pajisjes. Ajo pajisje është duke u përdorur në shkelje dhe kryerje të një vepre penale (të dyshuar) pavarësisht se kush është pronari apo administratori i saj.
“Tërheqja” e Prokurorisë me sa duket dëshmon se nuk do të përballet me faktin duke “kaluar topin”, KOT, te Policia…
Më e pakta që Prokuroria duhet të bënte pas “kundërshtimit” të hasur nga Policia e Shtetit, ishte nxjerrja e urdhër-arresteve për policë e drejtues policie, që pengojnë zbatimin e vendimit të Prokurorit.., për këtë hetim…

Artur Bego

 

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Hetimi për pajisjen përgjuese, policia refuzon bashkëpunimin me prokurorinë
/web/Hetimi_per_pajisjen_pergjuese_policia_refuzon_bashkepunimin_me_prokurorine_18904_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY