Prokuroria e Tiranës, kërkon nga policia e shtetit, informacion nëse protesta e bashkisë e organizuar më 11 maj para Gjykatës së Apelit Administrative kishte leje nga uniformat blu.
Prokurori Olsi Dado, i është drejtuar zyrtarisht policisë së kryeqytetit, duke i kërkuar informacion nëse bashki kishte leje për protestën në rrugën e “Durrësit”. Në kërkesë, mësohet se prokuroria, kërkon nga policia të gjithë praktikën e ndjekur, nëse ajo ekziston në polici për protestën e 11 maji para Gjykatës së Apelit Administrative. Hetuesit thonë, që nëse kjo lejë nuk është marr, organizatorët e kësaj proteste do të mban përgjegjësi penale.
Krahas kësaj kërkese, mësohet se prokuroria, ka nisur drejt mediave vizive edhe vendimin për sekuestrimin e pamjeve filmike të regjistruar nga televizionet lokale dhe kombëtare.
Në shkresë, thuhet se prokuroria më 13 maj të këtij viti, ka regjistruar procedimin penale kryesisht, me iniciativë të saj për veprat penale të “Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “kanosja e gjyqtarit” dhe “fyerja e gjyqtarit”. Sipas kësaj shkrese, më datë 11 maj në ora 10:30 minuta në mediat vizuale e elektronike janë transmetuar pamje filmike, nga të cilat ka rezultuar se në rrugën e “Durrësit” para ndërtesës së Gjykatës së Apelit Administratve ishin grumbulluar një numër i konsiderueshëm personash, të cilët kërkonin dorëheqjen e trupit gjykuese që ishin caktuar për të gjykuar një çështje administrative ku palë ishte Bashkia e Tiranës dhe një kompania ndërtimi. Prokuroria thotë se pamjet filmike të regjistruar nga mediat vizive duhet të sekuestrohen dhe administrohen në dosje, për të identifikuar personat pjesëmarrës në protestë të cilët kanë artikuluar fjalë fyese dhe kanosëse ndaj anëtarëve të trupës gjykuese të caktuar për gjykimin e çështjes ku bashkia është pal.
Sipas akuzës me sekuestrimin e tyre, hetuesit do të identifikojnë personat që kanë fyer e kanosur gjyqtarët, të cilët më pas do të merren në pyetje dhe do të mbajnë përgjegjësi penale për veprimet e tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/