Me kërkesë të prokurorisë, policia ka marrë masa mbrojtëse për vajzën e video-skandalit-seksual të ish-kreut të Bashkisë së Dibrës, SHukri Xhelili. Ndërkohë në rrjete të ndryshme sociale, janë publikuar fotot e vajzës, komente kërcënuese e fyese ndaj saj.
Vajza e video-skandalit-seksual të kryetarit të shkarkuar të Bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili, merret në mbrojtje.
Burimet pranë policisë së shtetit i thanë ABC News se me kërkesë të prokurorisë, janë marr masa për ruajtjen fizike të saj, familjes dhe banesës ku jetonjnë në Dibër. Kjo për të evituar çdo përplasje mes saj, familjarëve dhe personave të tjerë të afërm apo njohur të ish-kryetarit të bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili.
Sipas policisë, mësohet se kërcënimet direkte ndaj vajzës apo familjarëve nuk ka pasur, por në rrjetet e ndryshme sociale fotoja e vajzës është publikuar. Përveç fotos së publikuar tashmë, janë hapur disa profile në rrjetet e ndryshnme sociale me fotografinë e saj, ku ajo fyet, kërcënohet apo edhe poshtrohet me fjalë e komente nga ndjekës të ndryshëm.
Nga ana tjetër, vajza 21 vjeçare nga Dibra, është marrë në pyetje nga prokuroria, e cila ka dëshmuar njohjen me ish-kreun e Bashkisë së Dibrës. Ajo ka pranuar se është ai që e ka punësur dhe për këtë fakt, i kërkonte favore seksuale. E ndjerë nën presionin e kreut të bashkisë, ajo kishte vendosur ta filmonte duke u vetofruar në një media, e cila më pas ka kryer regjistrimin. Ndërsa ish-kreu i Bashkisë ka pranuar njohjen me vajzën, por nuk ka pranuar të flas apo komentoj video-skandalin apo akuzat e ngritura ndaj tij nga prokuroria.
Në ditët në vazhdim, pritet që dosja të kaloj për kompetencë pranë Prokurorisë për krime të rënda, e cila pas administrimit të provave do të vendos, nëse është i nevojshëm caktimi i ndonjë masë sigurie apo Shukri Xhelili do të vazhdojë të hetohet në gjendje të lirë për akuzat e ngritura.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/