Video skandali seksual i Shukri Xhelilit reflekton përplasjet brenda të majtës deklaroi kryetari i grupit parlamentar, Edi Paloka nga Dibra. Sipas tij, skenari për të cilin flasin socialistet ka të bëjë me problemet brenda koalicionit.
Nga qyteti i Peshkopisë, Paloka tha se dibranët duhet të rikthehen drejt demokracisë dhe se skandali seksual ku implikohej ish-kryetari i bashkisë Shukri Xhelili ishte një ngjarje e turpshme tha Edi Paloka.
Për nënkryetarin e Partisë Demokratike, Edi Paloka kjo ngjarje duhet tu shërbejë dibranëve për të reflektuar mbi drejtimin që do të marrin në të ardhmen.
“Drejtimi i duhur nuk ishte dhe aq i duhur, ka mjaftuar kaq kohë që dibranët të rikthehen për të rifilluar edhe një herë në Dibër rikthimin e demokracisë dhe progresit”, u shpreh Paloka.
Nga ana tjetër, koordinatori i Partisë Socialiste për qarkun e Dibrës, Damian Gjiknuri kërkoi hetim për video skandalin Xhelili duke bërë të qartë distancimin e partisë së tij nga kjo ngjarje.
”Duhet ndarë partia socialiste nga individi Shukri, ajo parti që e fitoi bashkinë për shkak të mbështetjes së të gjithë dibranëve”, tha Damian Gjiknuri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/