Pas miratimit të reformës në drejtësi, SHBA të intensifikojë asistencën e saj për zbatimin e suksesshëm, është shprehur kreu i Kuvendit Ilir Meta Gjatë vizitës së tij në Washington DC, qe zhvilloi me Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Alan Bersin, më të cilin diskutoi mbi ecurinë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA-së në fushën e sigurisë.
Meta u shpreh dhe për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve për një kontroll më rigoroz të kufijve.
“Duke marrë në konsideratë edhe efektet e krizës së fundit migratore në Evropë si dhe eksperiencën e gjerë amerikane në fushën e sigurisë, Shqipëria dhe SHBA duhet ta rrisin bashkëpunimin e tyre për një kontroll më rigoroz të kufijve dhe në funksion të përforcimit të infrastrukturës strategjike në porte e aeroporte”, tha Meta.
Edhe Bersin u shpreh për një bashkëpunim të Departamentit të Sigurisë me institucionet kombëtare të Sigurisë në Shqipëri. Të dy bashkëbiseduesit folën për sigurinë kufitare, atë detare, ajrore si dhe përfitimin e të dy vendeve.
Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, Meta zhvilloi takime edhe në Departamentin e Shtetit me Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Hoyt Brian Yee si dhe me zyrtarë të lartë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/