Mat, prokuroria kërkon 18 vjet burg për 7 ish-zyrtarë të pushtetit vendor

Mat, prokuroria kërkon 18 vjet burg për 7 ish-zyrtarë të pushtetit vendor

70
0
Shares

Prokuroria e Matit kërkon dënimin me 18 vjet burgim për 7 persona, të cilët në momentin e kryerjes së veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve” kanë qenë në funksionin e kryetarit dhe zyrtarëve të komunës Lis, në Burrel.
Kryetari i komunës Lis, i cili ka mbajtur këtë funksion deri në shkrirjen e komunave, Agim Selita, si edhe 6 persona të tjerë, akuzohen nga Prokuroria e Matit se, me veprimet e tyre, i kanë sjellë shtetit një dëm në vlerën e rreth 10 milionë lekë (të reja).

Nga hetimi i Prokurorisë, i cili ka nisur pas kallëzimit të bërë nga ana e disa shtetasve, kanë rezultuar, këto lloj shkeljesh …

1.      Janë kryer pagesa për shërbime publike, të cilat janë tërësisht fiktive dhe nuk ka asnjë   punë të kryer
2.      Janë kryer pagesa për shërbime të brendshme të komunës, të cilat janë tërësisht fiktive dhe nuk është marrë asnjë shërbim për paratë e shpenzuara
3.      Është kryer një procedurë prokurimi publik për blerjen e rreth 160 tonerave bojë printeri, ndërkohë që komuna nuk ka printera
4.      I është shitur makina e komunës tip Land Rover, me vlerë 1.8 milionë lekë kryetarit të komunës, i cili e ka blerë me vlerë 125 mijë lekë (pra, rreth 1.6 milion lekë më lirë se sa vlera reale).

 

Në përfundim të gjykimit, për shkeljet e konstatuara si më sipër, Prokuroria e Matit kërkon dënimin për të pandehurit…

1.      Agim Selita, Kryetar i Komunës Lis, Mat, të dënohet me 4 vjet burgim dhe 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike.
2.      Dritan Farrici, zyrtar i komunës, të dënohet me 5 vjet burgim dhe 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike.
3.      Liljana Aliaj, zyrtare e komunës, të dënohet me 2 vjet e 6 burgim dhe 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike.
4.      Dashamir Panxha, zyrtar i komunës, të dënohet me 2 vjet burgim dhe 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike.
5.      Hismet Barhani, zyrtar i komunës, të dënohet me 2 vjet burgim dhe 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike.
6.      Qemal Marqeshi, zyrtar i komunës, të dënohet me 2 vjet burgim dhe 5 vjet heqje të të drejtës për ushtrim të funksioneve publike.
7.      Ismail Brahimetaj, zyrtar i komunës, të dënohet me 1 vit burgim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY