Intervista në TV nuk e ndihmoi, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Marjan...

Intervista në TV nuk e ndihmoi, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Marjan Rrokut për rigjykim

60
0
Shares

Ish-agjenti i shërbimit informativ Marjan Rroku do të mbetet përjetësisht në burg për vrasjen e studentes Alda Canaj dhe nënës së saj 15 vite më parë. Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos pranojë rekursin e Rrokut.
Disa javë më parë, Rroku u shfaq edhe në një intervistë televizive, por, duket kjo nuk e ka ndihmuar për të vënë në lëvizje gjykatën, në rigjykimin e mundshëm të tij.
Kjo intervistë për babain e viktimës Alda Canaj u bë në këmbim të parave dhe për këtë ai ka paditur në gjykatë Ardit Gjerbren dhe TV Klan.
Ish agjenti i SHISH që 15 vite më parë vrau me armën e shërbimit Alda Canaj studenten 20 vjeçare dhe mamanë e saj Mbarime Canaj, humb betejën ligjore për tu liruar nga burgu dhe të drejtën që procesi gjyqësorë ndaj tij të zhvillohet nga e para.
Gjykata Kushtetuese ka refuzuar të pranojë kërkesën e ish-agjentit të SHISH Marjan Rroku duke lënë në fuqi dënimin me burg përjetë ndaj tij, dënim ky i dhënë për krimin ndaj Aldës dhe nënës së saj, të cilat u vranë më 17 shkurt 2001.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY