FOTO SKANDAL/ Vangjel Tavo e shndërron “Luftëtarin” në seksion të LSI-së

FOTO SKANDAL/ Vangjel Tavo e shndërron “Luftëtarin” në seksion të LSI-së

138
0
Shares

Korabi dhe Luftëtari ngjiten në Superioren  futbollit shqiptar.
Dibranët fituan 0 – 1 në Shkodër ndaj Adës dhe ngjiten pas 54 vjetësh në Kategorinë Superiore. Golin e fitores e shënoi Frashëri.
Ndërkohë, Luftëtari mposhti 2 – 1 Apoloninë dhe u shpall kampion i grupit B, një sukses ky që i jep mundësinë gjirokastritëve të rikthehen pas 4 sezonesh në Superiore.
Por ajo që ka rënë në sy sot në Gjirokastër, ka qenë “vetëshpallja” e futbollistëve të këtij ekipi si “seksion i LSI-së”, e dukshme kjo nga “fushata” që deputeti i LSI-së Vangjel Tavo ka bërë me ata. Në përfundim të ndeshjes, futbollistët veshën nga një T-Shirt, ku shkruhej “Faleminderit Tavo”.
Një gjë e tillë kapërcen kufijtë e skandalit, aq sa ka nervozuar edhe gazetarët e Gjirokastrës.
“Turp, turp, turp. FSHF duhet të ndërhyjë për këtë që ka ndodhur sot në stadiumin e Gjirokastrës ku në mënyrë flagrante politika ndërhyn në një aktivitet sportiv.
Madje personalisht si gazetar do ti drejtohem me faktet që kanë servirur këta haptazi fare UEFA-s për këtë rast flagrant që implikon futbollin me politikën. Këtë që ja ka bërë Luftëtarit ky deputet duke vendosur mbiemrin e tij në një fanellë falënderuese, ja ka kursyer sekretari i parë i Komitetit Ekzekutiv në vitet ‘70 Nedin Hoxha kur u investua totalisht që ‘Luftëtari’ i atëhershëm hyri në Kategorinë e Parë.
Sporti me politikën stonon o deputeti i Jorgucatit madje as Enveri nuk e ka implikuar por ti e theve një rekord, atë që do mbahesh mend për këtë që iu bërë gjirokastriteve mes shumë të tjerave”, reagon i revoltuar gazetari Piro Nase.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY