Pronarët e tij e quajnë atë qeni perfekt. Quhet Haus dhe është qeni hero i familjes pasi arriti të shpëtonte vajzën 7-vjeçare nga gjarpri i rrezikshëm.
Fëmija 7-vjeçare Molly DeLuca ishte në oborrin mbrapa shtëpisë së familjes Tampa me gjyshen e saj dhe qenin Haus, kur u vizituan nga një gjarpër i rrezikshëm.
“Ai e mbrojti vajzën time”, tha nëna e Molli-t, Donya.
“Ai po qëndronte në mes të saj dhe gjarprit, duke mos e lënë që ta kafshonte”, shtoi ajo.
Haus u kafshua tri herë nga gjarpri duke e mbrojtur Molly-n, duke refuzuar të tërhiqej edhe pasi u kafshua. Gjarpri e helmoi aq shumë qenin sa që ai tani është në gjendje të rëndë. /oranews.tv/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/