Një grup parlamentarësh danezë të cilët vizituan Shqipërinë shkuan në Tropojë për të parë nga afër realitetin e jetës së banorëve dhe shkaqet e emigrimit të tyre. Në këtë vizitë të organizuar nga deputetja e zonës Mimoza Hajdarmataj dhe ambasadori danez në Tiranë, Metz merrnin pjesë dhe kryetarë të njësive vendore.
Në fshatrat e Tropojës si Margegaj, Bujan, Valbonë , Dragobi dhe të tjerë, deputetët danezë të Komitetit të çështjeve evropiane takuan dhe biseduan me banorët të cilët theksuan mungesën e ndihmës sociale, trajtimit mjekësor papunësinë, dhe varfërinë e tejskajshme që ata vuajnë çdo ditë.
Deputetët danezë panë nga afër kushtet e një mjerimi të thellë ekonomik, si dhe u njohën për mungesën e mbështetjes minimale nga shteti për të siguruar ushqimet, si dhe braktisjen e strukturave të bujqësisë për fermerët e zonës. Njeri prej deputeteve daneze tha se, “politikanët në Tiranë duhet të shesin makinat e shtrenjta dhe ti sjellin paratë te njerëzit e varfër”.
Ndalesa e radhës së deputetëve danezë ishte edhe në shkollën e Dragobisë, ku kushtet e arsimimit të fëmijëve janë aspak të përshtatshme. Mësuesit i bënë me dije deputetëve danezë dhe kryetares së delegacionit , se prindërit i rrisin fëmijët në sakrifica të mëdha dhe me mungesa të shumta. Deputetja daneze i dhuroi shkollës librin e përrallave të shkrimtarit të famshëm Andersen.
Ajo tha se, “ky libër është shumë i rëndësishëm për fëmijët pasi përcjell vlerat më të mira edukuese”.
Në fund të vizitës kryetarja e Komitetit të çështjeve evropiane në Parlament in danez, Mette Gjerskov tha se është e emocionuar nga natyra e mrekullueshme e zonës por vëren me shqetësim pabarazinë sociale.
Deputetja e Tropojës Mimoza Hajdarmataj tha se shteti vijon të braktisë banorët e Tropojës duke i lënë ata në mjerim dhe pa shpresë.
“Këtu nuk ka asnjë investim serioz publik që të lehtësojë sadopak jetën e banorëve të cilët paguajnë edhe me borxhe çdo faturë. Banorët i shprehën vetë deputetëve danezë, arsyet pse emigrojnë, pasi në këto zona nuk ka punësim, mbështetje sociale dhe mundësitë për agrobiznesin janë inekzistente. Unë shpresoj shumë që nga bashkëpunimi mes deputetëve shqiptarë dhe ata danezë të mundësohen projekte zhvillimi për zonat veriore dhe verilindore”, u shpreh Hajdarmataj.
Për më shumë mund të ndiqni edhe …
FOTO GALERI/Politikanë danezë mrekullohen ne Valbonën
/web/FOTOGALERI_Politikane_daneze_mrekullohen_ne_Valbonen_18853_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/