Më 10 qershor do të luhet ndeshja hapëse e Kampionatit Evropian “Francë 2016”, mes vendit organizator dhe Rumanisë.491847424
Kombëtarja e Shqipërisë, e cila merr pjesë për herë të parë në një kampionat evropian do të luajë një ditë më pas ndaj Zvicrës, që cilësohet një derbi mes shqiptarëve.
Por kush janë favoritët për fitimin e titullit kampion? Bastet kuotojnë si pretendentët kryesore Francën dhe Gjermaninë duke i vlerësuar me koeficientin 4.33. Pas tyre vjen Spanja me 6.5.
Shqipëria është një nga ekipet që ka koeficientin më të lartë për fitimin e titullit kampion (501). Pavarësisht kësaj, gazeta holandeze “Panorama”, shkruan se ky është një bast u zgjuar.
Jo vetëm se Leicestër këtë vit bërë mrekullinë, por edhe në Holandë ndodhi në një e papritur. Kur të gjithë prisnin që Ajaksi të shpallej kampion ndodhi ajo që nuk imagjinohej. Në javën e fundit kampion u shpall PSV.
Për këtë arsye dhe shkrimi në blogun e gazetës mban titullin: “Qani për Frank de Boer dhe vini bast për Shqipërinë”. /panorama sport/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/