Zëdhënësja seksi e Federatës Shqiptare të Futbollit e ka marrë me sportivitet deklaratën e pak ditëve më parë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit, me një postim në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, e ka etiketuar si “ndrikull dhe magjistare bastesh” bukuroshen e marrëdhënieve me mediat në institucionin e futbollit në vend.
Duke mos pranuar prononcimin për këtë çështje me gjithë interesimin e “Panorama Sport”, Jona ka zgjedhur postimin në rrjetin social të profesor Arben Dervishajt, anëtarit të Komitetit Ekzekutiv në FSHF, i cili ka postuar një foto me presidentin Duka për të ironizuar deklaratën e Sali Berishës. Duka e Dervishaj kanë pozuar në një nga stadiumet në Meksikë, ku kreu i FSHF-së dhe anëtari i KEsë ndodhen për Kongresin e 66-të të FIFA-s.
“Brenda stadiumit mitik ‘Azteka’, në ceremoninë e 50-vjetorit të ndërtimit”, ka qenë diçitura me të cilën profesor Dervishaj ka shoqëruar foton me Dukën.
Komentet
Biseda mes zëdhënëses dhe Dervishajt nis me përshëndetjen e Jonës për Dukën. “Apapa sa bukur! Të fala shefit”, komenton Jona. “Patjetër o ‘bastexhie’”, vijon komenti i Arben Dervishajt. Shakaja dhe ironia nuk mbarojnë me kaq. Jona i kthen edhe një herë përgjigje Arben Dervishajt duke i komentuar.
“Hahaha, më thuaj kë ndeshje do, të jap direkt rezultatin me magji!”, përgjigjet Jona që e shoqëron frazën e saj me një nga ikonat që përdoren në rrjete sociale për të shprehur shakanë apo ironinë. “Sa del Braka me Babrunë”, është vijimi i Arben Dervishajt. “Vëre ‘X’”, përfundon Jona, shkruan Panorama Sport.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/