Foto – Sasia më e fundit e drogës e bllokuar në Greqi
Europol ka reaguar sot lidhur me një operacioni për shkatërrimin e rrjetit të drogës, Sipas Europol, mësohet se janë arrestuar 17 persona gjatë këtij operacioni antidroge, që zhvillonin aktivitetin në linjën Shqipëri – Greqi. Operacioni u shtri në Greqi dhe Belgjikë, ku gjatë kontrolleve u sekuestruan 698 kg kanabis në Greqi dhe 96.5 kg hashash në Belgjikë. 15 persona u arrestuan në Greqi dhe dy të tjerë në Belgjikë. Hetimet ende vazhdojnë dhe pritet që të ketë persona të tjerë të arrestuar së shpejti.
Nga të arrestuarit 11 persona janë grekë dhe 6 shqiptarë.
Hetimet vijojnë, ndërsa mësohet se priten arrestime të tjera. Rrjeti i drogës ishte i përqendruar kryesisht në Greqi dhe dyshohet se ka fituar qindra miliona euro nga transportimi i lëndës narkotike në rrugë detare në disa vende evropiane.
Sasi të mëdha të kanabisit dhe kokainës janë bërë përmes kamionëve të kompanive për transport të vendosura në Bullgari dhe Austri, që në fakt shërbenin vetëm si fasadë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/