VIDEO/ Arrestohen dy gjobvënës, shpërndahen pamjet – për rastin e Emiljano Shullazit,...

VIDEO/ Arrestohen dy gjobvënës, shpërndahen pamjet – për rastin e Emiljano Shullazit, as emri nuk ju përmend

109
0
Shares

Policia i është rikthyer shpërndarjes s pamjeve filmike për momentet e ndalimit dhe arrestimit të personave për vepra të ndryshme penale. Këtë e ka bërë edhe sot me dy të akuzuar për “gjobvënie”. Por me këtë veprim, policia demonstron një dystandartizim nga ana e saj. Disa ditë më parë, një ngjarje “e bujshme” ajo e ndalimit dhe shoqërimit të Emiljano Shullazit, nën të njëjtën akuzë, u pasua me heshtje, deri mos përmendjen as edhe të emrit atij. Ndërsa sot, policia “kapërcen veten”….

Arrestimi i gjobvënësve të sotëm
Nga Seksioni për Krimet ndaj Pronës në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale Tiranë, u finalizua  operacioni i koduar “Biss”. Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë 2 persona, Sadik Dinga dhe Ervi Alla, për veprën penale, “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim.
Arrestimi i tyre u krye pasi u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Zogu i Zi” në momentin që këta shtetas po përgatiteshin të merrnin shumën e 50 milion lekëve nga shtetasi I. A., 59 vjeç, biznesmen (shoqëri transporti ndërkombëtar mallrash), i shtrënguar me anë të kanosjes për dhënie pasurie më datë 28. 04. 2016.
Nga veprimet hetimore të kryera gjatë kësaj periudhe ndjekur me metoda speciale të hetimit ka rezultuar se këta shtetas dyshohen të jenë dhe autorë te ngjarjeve për veprën penale “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, ndaj B. K., 60 vjeç, biznesmen në dhënie me qira ambientesh ku i është kërkuar shuma e 50 milion lekëve dhe ndaj shtetasit A. L., (biznesmen mobilier)ndodhur në qytetin e Durrësit ku i është kërkuar me anë të kanosjes shuma e 30 milion lekëve në muajin prill 2016.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, 3 aparate celulare të markave të ndryshme  dhe 5 karta SIM të kompanive të ndryshme, sende këto të cilat dyshohen të kenë shërbyer për kryerjen e veprës penale.
Materialet  procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga Neni 109/b dhe 25  i Kodit Penal.

Të arrestuarit

Sadik Dinga, 27 vjeç  banues në Durrës, i dënuar më parë  për veprën penale “Fallsifikim monedhash”.
Ervis Alla, 29 vjeç, banues në Krujë, pronar i mobileri Vllaznia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY