Foto ilustruese
Tre persona morën plagë të rënda djegieje kur një bombol shpërtheu dhe shkaktoi zjarr në të gjithë shtëpinë në një lagje në Shkodër.
Sipas policisë zjarri ra në lagjen Guerrile në një shtëpi private , të cilën e ka pas me qera shtetasi me iniciale: I.N, 64 vjeç.
Menjëhere me marrjen e njoftimit kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfiksja.
Si pasoje e zjarrit është dëmtuar kryefamiljari me iniciale ,I.N 64 vjeç , i cili ndodhet në gjëndje të rëndë ne spital, si dhe jane demtuar dhe ndodhen jashte rrezikut per jeten bashkëshortja me iniciale , E.N, 55 vjeçe dhe djali me iniciale ,E.N 26 vjeç.
Te demtuarit menjëhere janë transportuar me autoambulancë per ne spital.
Paraprakisht dyshohet se shkaku i zjarrit dyshohet të jetë nga rrjedhja e bomblës të gazit.
Në vendin e ngjarjes po kryhen veprimet nga grupi hetimor.
Pak javë më parë qeveria kaloi një vendim për menaxhimin dhe kontrollin e tregut të gazit dhe bombolave që sic duket nuk është konsideruar nga institucionet dhe zyrat përkatëse.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/