INVESTIGIMI/ Punësimet nepotike, ja shifrat për 17 ministritë

INVESTIGIMI/ Punësimet nepotike, ja shifrat për 17 ministritë

59
0
Shares

Administrata shtetërore është shndërruar në një familje të madhe me të punësuar bashkëshortë, fëmijë, kunetër, mbesa, dhëndurë, krushq, nipër e të afërm të shtetarëve nga kryeministria, deri në njësitë administrative të bashkive!
Çfarë ndodh realisht?
Sipas investigimit të bërë nga gazeta “Telegraf”, rezulton se ministrat, zëvendësministrat, drejtorët, shefat e sektorëve, drejtorët rajonalë, prefektët, kryetarët e qarqeve, kanë punësuar familjarët e njeri-tjetrit në administratën dhe në shërbimet publike.
Fëmijët, gratë, burrat, mbesat, kunatat, vëllezërit, krushqit dhe nipërit e atyre që drejtojnë tatimet, doganat, arsimin, shëndetësinë, energjinë, ujësjellësit, bashkitë, qarqet, prefekturat, ambasadat etj, punojnë tek institucionet e njeri-tjetrit.
Gazeta “Telegraf”, ka realizuar një investigim, lidhur me praktikat, cilësinë e punësimeve në zyra, aftësitë e të emëruarve si drejtues institucionesh e shërbimesh publike, lidhjet nepotike, krahinore, klanore e në interesa të atyre drejtuesve e zyrtarëve, të cilët të bashkuar në një “ushtri” prej 90 mijë nëpunësish që paguhen nga taksat e shqiptarëve, quhen “administratë shtetërore”! Këta 90 mijë nëpunës, afro 30 % e të cilëve janë drejtues zyrash e institucionesh, kanë mbushur zyrat e shtetit në pushtetin legjislativ, ekzekutiv e pushtetin vendor, në çdo nivel.

Numri i punonjësve me lidhje familjare e nepotike në 17 ministri

1. Kryeministria: 530 punonjës, 217 me lidhje nepotike
2. Ministria e Shëndetësisë: 3482 punonjës, 2645 me lidhje nepotike
3. Ministria e Mbrojtjes: 9248 punonjës, 4876 me lidhje nepotike
4. Ministria e Transporteve: 430 punonjës, 360 me lidhje nepotike
5. Ministria e Brendshme: 14177 punonjës, 7986 me lidhje nepotike
6. Ministria e Jashtme: 506 punonjës, 389 me lidhje nepotike
7. Ministria e Arsimit: 31.186 punonjës, 19.359 me lidhje nepotike
8. Ministria e Punës: 2835 punonjës, 1872 me lidhje nepotike
9. Ministria e Ekonomisë: 586 punonjës, 398 me lidhje nepotike
10. Ministria e Bujqësisë: 2265 punonjës, 1987 me lidhje nepotike
11. Ministria e Financave: 3118 punonjës, 1353 me lidhje nepotike
12. Ministria e Kulturës: 1014 punonjës, 893 me lidhje nepotike
13. Ministria e Integrimit: 104 punonjës, 52 me lidhje nepotike
14. Ministria e Zhvillimit Urban: 516 punonjës, 325 me lidhje nepotike
15. Ministria e Drejtësisë: 4816 punonjës, 2348 me lidhje nepotike
16. Ministria e Energjisë: 428 punonjës, 271 me lidhje nepotike
17. Ministria e Mjedisit: 959 punonjës, 487 me lidhje nepotike

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY