Ilir Meta në Uashington, takime në Kongresin amerikan

Ilir Meta në Uashington, takime në Kongresin amerikan

41
0
Shares

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta u prit sot në Kongresin Amerikan nga Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave, z. Pete Sessions dhe nga Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, z. Michael McCaul.

Gjatë takimit u diskutua mbi çështjet dhe prioritetet e sigurisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, duke theksuar nevojën për përforcimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të luftës kundër terrorizmit, me vëmendje të veçantë ndaj krizës së refugjatëve dhe zhvillimeve në rajon dhe lindjen e mesme!
uashngton ilir meta me nje

Duke biseduar mbi krizën e fundit të refugjatëve, Kryetari i Kuvendit, z. Meta nënvizoi se kriza të tilla duhen parandaluar përpara se të përhapen më tej, dhe vuri në dukje se Shqipëria po bën përpjekjet e saj, jo vetëm në përballimin e kësaj krize migratore, por edhe në luftën kundër terrorizmit, të cilën e cilësoi si një sfidë globale, jo thjesht rajonale.

Më tej, Kryetari i Kuvendit i njohu Kongresmenët me zhvillimet e fundit në vend dhe vuri theksin në përpjekjet e klasës politike shqiptare në bashkëpunim me partnerët strategjikë ndërkombëtarë për realizimin me sukses të reformimit të sistemit të drejtësisë, si kyç për të ardhmen e vendit.

Nga ana e tyre, Kongresmenët Pete Sessions dhe Michael McCaul vlerësuan përpjekjet e Shqipërisë në konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe shprehën interes e mbështetje të veçantë për avancimin e reformës në drejtësi, duke nënvizuar se SHBA kanë nevojë për një Shqipëri të fortë dhe një rajon të stabilizuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY