Sot më datë 12.05.2016 nga Seksioni për Krimet ndaj Pronës në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale Tiranë, u finalizua operacioni i koduar “BISS”
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale: “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim.
1. Sadik Dinga, 27 vjeç banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Falsifikim monedhash”.
2. Ervis Alla, 29 vjeç, banues në Krujë, pronar i mobileri Vllaznia.
Arrestimi i tyre u krye pasi u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Zogu i Zi” në momentin që këta shtetas po përgatiteshin të merrnin shumën e 50 milion lekëve nga shtetasi I. A., 59 vjeç, biznesmen (shoqeri transporti ndërkombëtar mallrash), i shtrënguar me anë të kanosjes për dhënie pasurie më datë 28.04.2016.
Sadik Dinga
Nga veprimet hetimore të kryera gjatë kësaj periudhe ndjekur me metoda speciale të hetimit ka rezultuar se këta shtetas dyshohen të jenë dhe autorë te ngjarjeve për veprën penale “Shtrengimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”:
– Ndaj shtetasit B. K., 60 vjeç, biznesmen në dhënie me qera ambjentesh ku i është kërkuar shuma e 50 milion lekëve
– Ndaj shtetasit A. L., (biznesmen mobilier)ndodhur në qytetin e Durrësit ku i është kërkuar me anë të kanosjes shuma e 30 milion lekëve në muajin Prill 2016.
Ervis Alla
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
-3 aparate celulare të markave të ndryshme
-5 karta SIMm të kompanive të ndryshme
Sende këto të cilat dyshohen të kenë shërbyer për kryerjen e veprës penale.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga Neni 109/b dhe 25 i Kodit Penal.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
VIDEO/ Arrestohen dy gjobvënës, shpërndahen pamjet – për rastin e Emiljano Shullazit, as emri nuk ju përmend
/web/VIDEO_Arrestohen_dy_gjobvenes_shperndahen_pamjet_per_rastin_e_Emiljano_Shullazit_as_emri_nuk_ju_permend_18824_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/