Në foton lart, Ali Komiku, ne foton poshtë Ali Kimiku
Deputeti Erion Brace ia futi sërish kot sot. Kësaj here po replikonte me një krahasim të deputetit Edmond Spaho që tha se Ahmetaj kur flet për ekonominë është si Ali Komiku i Sadamit që sa më shumë afroheshin forcat amerikane aq më fort deklaronte se ushtria amerikane po thyhej duke shkaktuar të qeshura te gazetarët.
Brace tha se Spaho nuk ka dijeni për cështjet e Irakut pasi Ali Komiku nuk ishte Ali Komiku por Ali Kimiku. Ai ftoi Spahon të lexonte përpara se të kërkonte krahasime.
Por Spaho e sqaroi më pas se Ali Kimiku është ministri ndërsa Ali Komiku ishte zëdhënesi i qeverisë së Sadamit, cfarë është e vërtetë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/