EMRAT/ Aksidentimi i dy fëmijëve në Golem, prokuroria urdhër ndalimi për dy...

EMRAT/ Aksidentimi i dy fëmijëve në Golem, prokuroria urdhër ndalimi për dy zyrtarë

63
0
Shares

Prokuroria e Kavajës ka firmosur dy urdhër ndalimi për dy zyrtarë të Autoritetit Rrugor të Shqipërisë (ARRSH), Kavajë.
Mësohet se dy zyrtarët për të cilët është kërkuar ndalimi janë Bib Gjomarkaj, drejtori Rajonal i ARRSH, Tiranë, dhe Dritan Fejzo, drejtori Juridik i ARRSH.
Dyshohet se këta zyrtarë janë përgjegjës për mos kompletimin e aksit rrugor ku ndodhi aksidenti i humbjes së jetës së dy fëmijëve, me barrierat mbrojtëse.
Prokuroria e Kavajës ka konfirmuar këtë informacion duke bërë të ditur zyrtarisht se oficerët e policisë gjyqësore urdhëruan ndalimin e dy zyrtareve te Autoritetit Rrugor Shqiptar, të dyshuar për “Shperdorim detyre”. Këto urdhër ndalime janë bërë në vijim të hetimit të nisur me iniciativë pas aksidentit të së dielës, ku mbeten të vdekur dy fëmijë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY