Berisha denoncon falsifikimin e provave për 2 rojet e Shullazit, njëri polic

Berisha denoncon falsifikimin e provave për 2 rojet e Shullazit, njëri polic

61
0
Shares

Ish-Kryeministri Berisha denoncoi sot një rast të falsifikimit të provave për të ashtuquajtur dy roje të shtëpisë së Shullazit në dhjetor të vitit të kaluar.

Berisha citoi dokumenta të policisë dhe njoftime publike të saj për të përshkruar atë që e quajti një skandal tjetër dhe provë të lidhjeve të qeverisë me Shullazin.

“Më 21 dhjetor 2015 shtetasi xx nga Librazhdi po qëndronte te Rruga e Kavajës në afërsi të një lokali. Në këtë kohë i janë afruar 2 shtetas dhe i kërkuan pse po qëndronte aty. Po pres dike, ka thënë ai. Ata i kërkuan dokumentin e identifikimit duke i bërë foto dhe ia nisën për verifikim Emiljano Shullazit.

Ky do të konfirmonte në se personi ishte i rrezikshëm apo jo. Pasi u konfirmua se nuk kishte problem, ai u godit u rrah dhe më pas u la i lirë. Pas 10 minutash takoi një patrullë policie dhe bëri denoncimin te patrulla.

Kjo gjë është konfirmuar edhe nga zyra e komunikimit. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka ndaluar 2 shtetas njëri prej të cilëve Valdet Pelivani dhe Bekim Zenullari që kishin armë pistoletë të dy gati për qitje. Njëri prej tyre ishte polic burgjesh dhe kishte 2 dokumenta policie. Të dy ishin në ruajtje të shtëpisë së Shullazit.

Policia ka bërë detyrimet hetimore duke bërë aktin e ekspertimit.

Oficerët e policisë e kanë marrë më pas pistoletën dhe kanë ndërruar gjilpërën pistoletës”.

Në vijim Berisha tha se dhejtra e dhjetra fakte që dëshmojnë lidhjen e qeverisë em Shullazin duke kërkuar nga prokuria të zbardhë mbi 100 telefonata të kryeministrti dhe ministrit të Brendshëm me Milin e Partisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY