Disa qindra qytetarë protestuan sot kundër betonizimit të parkut duke përmbysur një tjetër protestë kundër gjykatës administrative të thirrur dhe drejtuar nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.
Protestuesit mbanin në duar pankarta ku i kërkohej Velisë të hiqte dorë nga betonizimi i parkut të Liqenit.
Zyrtarë të bashkisë dhe të policisë bashkiake kanë ndërhyre kundër protestuesve dhe disa prej tyre janë marrë nga policia.
Sot në Gjykatën Administrive kishte një proces gjyqësor lidhur me disa ndërtime poshtë digës së liqenit. Një ditë më parë Veliaj kërcënoi trupin gjykues të cështjes dnërsa sot kishte marrë me vete një numër punonjësish të bashkisë për të presionuar gjykatën.
Ne protesten e Velise ishin perfshire deputete dhe ndertues pa leje te afert me PS.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/