Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, njëri prej të cilëve ish-polic, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur drogë dhe municione luftarake
Të arrestuarit janë Altin Çela, 43 vjeç ish-polic dhe Xhon Çela 21 vjeç.
“Specilaistët e Komisaraitit të Policisë Nr 5 në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bënë të mundur ndalimin e dy shtetasve për veprat penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Më datë 10.05.2016, u ndaluan shtetasit Altin Çela, 43 vjeç, banues në Tiranë, ish punonjës policie dhe Xhon Çela, 21 vjeç, banues në Tiranë”, sqaron policia.
Dy të arrestuarve iu sekuestrua:
– 15 qese farmacie, me lëndë të dyshuar narkotike “Cannabis Sattiva” me peshë 45 gram
– 7 granada dore Difensive
– 6 ndezës detonatore me mashë
– 12 krehëra fishekësh, nga te cilët 4 copë janë 30-tsh dhe 8 copë janë 10-tsh, pa fisheke
Materialet Proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit ” dhe ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “, parashikuar nga Nenet 178 dhe 283/2 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/