Saimir Tahiri i pakënaqur nga reagimi i Policisë, mbron veten me rezultatet...

Saimir Tahiri i pakënaqur nga reagimi i Policisë, mbron veten me rezultatet e Greqisë

71
0
Shares

Një operacion ndërkombëtar i zhvilluar në Greqi përdoret nga Saimir Tahiri, për tu mbrojtur nga sulmet politike në Shqipëri.
Ndërsa nga Greqia vijë informacione për qindra kilogramë drogë, kamionë, e armë të bllokuara, apo edhe për arrestime të rreth 30 personave, në Shqipëri, i vetmi i kërkuar nga polica greke, “Eskobari i Ballkanit”, jo vetëm që nuk është arrestuar, por bën show nëpër media.
Por për Saimir Tahirin, edhe ky mosarrestim konsiderohet “rezultat i policisë” që sulmohet nga opozita.
“Sipas PD, vete ne, Policia e Shtetit & DEA e SHBA & Policia Greke po heton me sukses një grup kriminal të lidhur po me ne, me mua dhe drejtuesit e policisë.
Në SHQUP nuk ka kufi as mediokriteti e as makutëria politike për të sulmuar çdo rezultat të policisë.
Vërtetë kaq naiv i konsiderojnë shqiptarët???”, shprehet Tahiri nëpërmjet një postimi në “Facebook” duke “thirrur” për ndihmë shqiptarët jo naivë…
Më herët, Policia e Shtetit shprehu “indinjatën e saj rreth akuzave tërësisht abuzive nga Partia Demokratike. Teksa rezultatet e këtij operacioni po dalin në dritë, Partia Demokratike hedh akuza ndaj disa drejtuesve të Policisë së Shtetit, të cilët kanë marrë pjesë aktivisht në këtë operacion e janë pjesë e rezultateve të tij. Është e papranueshme që një parti politike të lëshojë akuza të pabaza, edhe kur Policia e Shtetit arrin rezultate të njohura edhe nga partnerët ndërkombëtarë”.
Duket ky reagim nuk e ka kënaqur ministrin e Brendshëm, i cili ka zgjedhur të reagojë vetë, por pa dhënë as ky ndonjë “rezultat konkret” të Policisë së Shtetit në këtë operacion ndërkombëtar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY