Nis verifikimi i formularit të Elvis Roshit, Prokuroria letërporosi në Gjermani

Nis verifikimi i formularit të Elvis Roshit, Prokuroria letërporosi në Gjermani

60
0
Shares

Prokuroria e Përgjithshme ka filluar procedurat për dërgimin në Gjermani të një letërporosie lidhur me veprimtarinë kriminale të kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi në Gjermani.
Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilët janë vënë në lëvizje pas një kërkese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me qëllim verifikimin e formularit të bashkiakut të Kavajës.
Në letërporosinë që autoritetet Shqiptare do i kalojnë palës Gjermane, do kërkohen të dhëna të sakta lidhur me arrestimin e ose jo të Elvis Roshit, dënimit ose jo të këtij personi dhe dëbimin ose jo nga Gjermani të Roshit.
Të gjitha këto informacione kërkohen me dokumente konkrete, ndërkohë që për këtë rast një sërë shkresash i janë dërguar ministrisë së Drejtësisë dhe disa gjykatave e komisariateve për të mësuar precedentët e Elvis Roshit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY