Jep dorëheqjen prokurori i dekriminalizimit

Jep dorëheqjen prokurori i dekriminalizimit

339
0
Shares
alfred progonati

Alfred Progonati

Alfred Progonati, drejtuesi i strukturës së dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme mësohet të ketë dhënë dorëheqje. Shkak i kësaj dorëheqje, mësohet se ka qenë ngarkesa e madhe e punës që ai ka pasur gjatë kësaj kohe, pasi njëherësh veç strukturës së dekriminalizimit ka pasur dhe Drejtorinë e Inspektimit të punës së Prokurorive në Rrethe.
Dorëheqja e Progonatit është bërë me mirëkuptimin edhe të kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili nga sa mësohet mendohet se zëvendësimin e prokurorit Progonati e ka bërë me një grua,dhe pikërisht Rovena Gashin e cila, nga sot e tutje, bashkë me prokurorin Madrid Kullolli, do menaxhojnë të gjithë formularët dhe do kryejnë hetime të mëtejshme për të faktuar inkriminimin e zyrtarëve të lartë me krimin dhe pastërtinë e figurës së tyre.
Kjo strukturë, do ketë mbështetjen edhe të një Oficeri të Policisë Gjyqësore, ku sipas burimeve mësohet të jetë Albert Muça, si dhe dy specialistëve të tjerë juridikë dhe një specialisti IT. Struktura është ngritur me vendim të kryeprokurorit Llalla, menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit kundër dekriminalizimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY