EKSKLUZIVE/ Mbërrin letër porosia në Shqipëri, grekët kërkojnë arrestimin e Klement Balilit

EKSKLUZIVE/ Mbërrin letër porosia në Shqipëri, grekët kërkojnë arrestimin e Klement Balilit

123
0
Shares

Pala greke, mësohet se ki ka nisur palës shqiptare një letë porosi, në bazë të të cilës kërkohet edhe arrestimi i Klement Balilit.
Janë burime diplomatike që konfirmojnë këtë informacion.
Ndërkohë, Klement Balili më herët ishte shpallur në kërkim në Greqi.
Ndërkohë, sipas mediave greke, mësohen edhe emrat e bashkëpunëtorëve shqiptarë të Klement Balilit si dhe “premtimet” që ai ju bënte atyre, në rast se arrestoheshin.
Mos u shqetësoni. Nëse kapeni do të paguajë unë avokatë dhe do t’u mbroj familjet”.
Këtë gjë u ka premtuar sipas mediave greke Klemend Balili dy bashkëpunëtorëve të tij, Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj që kanë transportuar marijuanë në drejtim të Greqisë.
Klement Balili, 44-vjeç, konsiderohet nga mediat në Greqi si “Eskobar i Ballkanit” i cili drejton një kartel që trafikon sasi të mëdha lëndë narkotike në vendet e BE-së.
Në një operacion gjatë ditës së martë, policia greke arrestoi në total 15 persona, ku pesë prej tyre në Zakynthos dhe dy në Belgjikë.
Policia zbuloi në ishull 678 kg marijuanë, e cila në treg do të kapte një vlerë prej 1.5 milionë euro.
Sipas hetuesve lënda narkotike është transportuar nga Shqipëria në Zakynthos në fund të muajit prill.


Për më shumë mund të lexoni edhe

DOKUMENTI/ “Baroni” i drogës Klement Balili shpallet në kërkim në Greqi
/web/DOKUMENTI_Baroni_i_droges_Klement_Balili_shpallet_ne_kerkim_ne_Greqi_18789_1.php

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY