Policia greke në Rodos ka prangosur një shqiptar 36vjeçar, menaxher i një lokali ku kamarierja shfrytëzohej për prostitucion, kundër dëshirës së saj.
Mediat greke raportojnë se bashkë me shqiptarin, emri i të cilit nuk bëhet i ditur u vu në pranga edhe një vajzë 28vjeçare nga Moldavia, si bashkëmenaxhere e lokalit. Policia greke bën me dije se dy të arrestuarit detyronin me dhunë kamarieren 32vjeçare që të kryente marrëdhënie seksuale me klientët kundrejt një pagese. Ndërkohë që fitimet e aktivitetit të plaigjshëm i ndanin mes tyre shqiptari dhe moldavja. Në dyqan u gjetën edhe sende që provonin se ata ushtronin dhunë ndaj kamarieres, si shkopinj gome dhe shufër metali. Dyshohet se shqiptari kishte pasur edhe më parë precedentë të ngjashëm.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/