Policia shqiptare e Shtetit, më tepër se një tentativë për t’ju kundërpërgjigjur PD-së, ka synuar të evidentojë rolin e saj parësor në një operacion ndërkombëtarë të antidrogës, përballë të të njëjtit rol real të policisë greke.
“
Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë
me Policinë greke dhe
DEA-n e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe
me Policitë e disa vendeve të BE-së, janë duke kryer një ndër operacionet më të gjera kundër trafikimit të lëndëve narkotike në rajon dhe zonën e BE-së”, thuhej në një n njoftim shtypi të shpërndarë nga Policia e Shtetit.
Ndërkohë më herët edh polica greke bënte të ditur se të njëjtin operacion e kishte organizuar ajo, por në bashkëpunim me DEA dhe policinë shqiptare.
“
Nëndrejtoria e Luftës kundër Drogës në Greqi, pas disa muaj hetimesh, bazuar në mënyrën e funksionimit kriminal të pjesëtarëve të organizatës kriminale,
në bashkëpunim me
zyrën e DEA-s pranë Ambasadës së SHBA-së në Athinë dhe
me Shërbimet e Antidrogës së Policisë shqiptare, si dhe për mënyrën e funksionimit të kësaj organizate kriminale, e cila kishte të bënte me aksin ballkanik, u mor me shumë verifikime dhe bashkoi gjithë informacionin e mundshëm për analizën e të dhënave të informacionit kriminal”, huhet në njoftimin zyrtar të policisë greke, ku bie në sy evidentimi i rolit të saj parësor, në këtë operacion.
Përpos “luftës” për “rolin udhëheqës”, mësohet se bashkëpunimi për këtë operacion ka nisur disa muaj më parë dhe përfshin një shkëmbim intensiv të dhënash, përdorimin e metodave speciale të hetimit dhe veprime hetimore të përbashkëta në disa shtete.
Deri tani, mësohet se është arritur të zbulohet mënyra e funksionimit të organizatës, taktikat e organizimit si dhe funksionimit ndërkombëtar si në vendet e BE-së ashtu edhe në vendet e Ballkanit.
Në 48 orët e fundit mësohet se janë kryer disa arrestime të anëtarëve të kësaj organizate kriminale në vendin fqinj, Greqi, por edhe shtete të tjera, ndërkohë që hetimet vijojnë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/