Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve pranë vendit të quajtur “Ish-Gjykata e Vjetër”, ku një motor, me drejtues shtetasin Edison Kosova, 30 vjeç, është përplasur me një furgon, me drejtues shtetasin Rami Rama, 56 vjeç.
Si pasojë e këtij aksidenti është plagosur rëndë drejtuesi i motorit, i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal dhe pas përpjekjeve për ta shpëtuar në sallën e reanimacionit, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në ambientet e spitalit.
Policia ka shoqëruar menjëherë drejtuesin e furgonit, për të cilin po kryhen procedurat për arrestimin e tij.
Burime nga policia bëjnë me dije se drejtuesi i motorit 30-vjeçari Edison Kosova ka ndërruar jetë sot në spital nga goditja që kishte marrë në kokë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/