Mbase në një të ardhme të shpejtë, njeriu do të zhdukë vetveten! Nuk është thjesht iluzion, por provat janë të forta. Gjithsesi!
Rusia po përgatitet për të vënë në një provë një armë bërthamore, e cila është aq e fuqishme sa të shkatërrojë një shtet të tërë brenda pak sekondave.
Bëhet fjalë për raketën “Satan 2”, ose “djalli”, e cila është më e fuqishmja e projektuar ndonjëherë. Ajo është pajisur me teknologji të sofistikuara e gatshme për t’iu shmangur sistemit të radarëve të armikut.
Britanikja “Mirror” shkruan se kjo armë e tmerrshme mund të sjellë fundin e botës dhe se ajo ngjall frikë në zemrat e shefave të ushtrive perëndimore se teknologjia për mbrojtjen nga raketat është tërësisht e paaftë për ta ndalur.
Emri zyrtar i raketë është SARMAT RS-28 M’s dhe ajo do të zëvendësojë raketën e vjetër sovjetike R-36. Nofkën “satana”, ose “djalli”, kësaj rakete ia kanë vënë ekspertët ushtarakë të NATO-s.
Raketa do të jetë e aftë për të shkatërruar një zonë sa madhësia e Francës ose e Teksasit. Ajo pritet të ketë një rreze veprimi prej 10 000 km, duke bërë të mundur kështu sulmin nga Moska në një prej qendrave të Evropës apo deri në brigjet lindore të Afrikës.
/Ora News/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/