TAKIMI TE PS/ Lu: E pazakonshme takimi me deputetët. Vlahutin: E zakonshme...

TAKIMI TE PS/ Lu: E pazakonshme takimi me deputetët. Vlahutin: E zakonshme biseda me deputetët

70
0
Shares

Ka përfunduar takimi i ambasadorëve amerikanë Donald Lu e ajo e BE, Romana Vlahutin, me grupin parlamentar të PS-së.
Nga deklaratat e tyre në përfundim të këtij takimi, pa pranuar të japin hollësi në se deputetët e PS-së kanë dhënë ndonjë garanci, ambasadorët kanë ripërsëritur apelin e tyre për miratimin e reformë në drejtësi.
“Është një takim i pazakontë ky yni me deputetët, jemi në një udhëkryq të pazakontë, që kërkon komunikim të pazakontë dhe vullnet politik. Prania ime është një shenjë e rëndësisë së kësaj reforme për qeverinë e SHBA-s”, tha Lu.
E kundërta ka qenë ky takim për ambasadoren e BE-së Vlahutin. Sipas saj, këto takime e biseda janë të zakonshme.
“Nuk mendoj se është fare e pazakontë që partnerët të flasin me njëri-tjetrin. Ne jemi këtu në të vërtetë që Shqipëria të arrijë standardet e nevojshme për Bashkimin Europian dhe që të çelen negociatat për tu arritur anëtarësimi në BE. Jemi të angazhuar në një dialog si miq dhe partnerë. E drejta sovrane e deputetëve që të votojnë në parlament është një e drejtë e tyre, sovranitet që atyre ua kanë dhënë zgjedhësit shqiptarë kur i kanë votuar. Kjo është një gjë të cilën ne e respektojmë plotësisht dhe kurrë nuk do ta pengonim këtë gjë apo të ndërhynim. Por siç e thashë është tejet e rëndësishme që ne të përfshihemi në një dialog si aleatë dhe ta shpjegojmë këtë në kontekstin e vet duke marrë parasysh dhe zgjerimin e BE. Ne e dimë që nga ana jonë kemi disa afate të caktuara kohore dhe dëshironim ti ritheksonim këto çështje, në mënyrë që të fillohet puna me zbatimin e reformës”, apeloi Vlahutin.
Ndërkohë, gjatë takimit duke diskutuar për Reformën në Drejtësi, kryetari i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi, tha se Partia Socialiste është e angazhuar për miratimin e saj brenda afatit.
“Partia Socialiste është e angazhuar për të miratuar reformën në drejtësi brenda afatit”, tha deputeti Ruçi.
Pas kësaj mbledhje, ambasadorët Lu dhe Vlahutin do të takohen me grupin parlamentar të LSI në orën 17:00.
Dy ambasadorët do të marrin pjesë edhe në mbledhjen e PD-së, ditën e nesërme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY