“Tahiri foli me Shullazin me telefonin e Ermal Muçës”

“Tahiri foli me Shullazin me telefonin e Ermal Muçës”

56
0
Shares

A ka biseduar Saimir Tahiri me Emiliano Shullazin, përpara ndalimit të tij nga policia?

A e ka garantuar Tahiri, Shullazin, se thjesht do të shoqërohej do të pyetej për kërcënimin e kandidatit per rektor, e më pas do lihej i lirë?

Të gjitha të dhënat tregojnë se kështu ka ndodhur, është përgjgija ndaj dy dilemave të mësipërme e shefit të Departamentit të Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj.

“Pakti u prish, sepse prokuroria urdhëroi arrestimin për akuzat e gjobvënies e kanosjes, pas punës disa mujore që kishte bërë për sigurimin e provave, sigurisht pa dijeninë e Tahirit.

Burime serioze, oficerë që janë në dijeni dhe që kanë qenë prezentë në aksion, dëshmojnë se Sajmir Tahiri ka folur me Emiliano Shullazin përmes telefonit të nëndrejtorit të policisë së Tiranës, Ermal Muça.

Ky funksionar i policisë rezulton të jetë një nga personat e besuar për shumë paligjshmëri e trafiqe që bëhen me dijeninë dhe bekimin e Tahirit.

Nëse prokuroria merr pamjet e dy muajve të fundit të lokalit ku ndodhi ekzekutimi i Elton Çiços, do të shohë se pothuajse çdo natë Ermal Muça dhe Qebini i doganave ishin në shoqërinë e viktimës. Dhe të gjitha këto lidhje përfshijnë Shullazin e të çojnë tek Tahiri.

Eshtë kjo arsyeja pse arma dhe telefoni i viktimës u morën natën e krimit. Sepse arma dhe sidomos telefoni zbulojnë lidhjet me krerët e policisë dhe janë provë e dëshmi e trafiqeve të drogës.

Ky është pra drejtimi që i bëhet policisë së shtetit, inkriminimi i saj në pikat kryesore. Ky është shteti kriminal, ku Edi Rama e ministri i Brendshëm janë një me bandat, bëjnë pazare, ofrojnë siguri e paprekshmëri për to.

Ndaj jeta e qytetarëve sot është më e pasigurtë se kurrë, droga ka mbuluar vendin, dhe trafikantët e bandat sundojnë kudo”, deklaroi ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj. ​

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY