N ga Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor Tiranë, u bë i mundur finalizimi i operacionit “Kontabilisti”.
Ndalohen tre shtetas për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave”
Në pranga u vunë:
1. Hazbije Leka, 56 vjeçe, banuese në Tiranë, me profesion kontabiliste.
2. Ramazan Leka, 57 vjeç, banues në Tiranë, me profesion ekonomist.
3. Xhevat Benxhaj, 55 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i shoqërisë “Risa 2013”.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njeri–tjetrin nëpërmjet një skeme mashtruese kanë fshehur të ardhurat duke mos i deklaruar në organet tatimore si dhe kanë bërë shitje fiktive me fatura tatimore.
Vijon puna për zbulimin edhe të subjekteve të tjera që kanë bashkëpunuar me studion e kontabilitetit te shtetases Hazbije Leka pasi ka dyshime se kanë kryer fshehje të ardhurash nëpërmjet kësaj skeme mashtrimi.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar
– Dokumenta
– 40 vula
– 10 kasa fiskale subjektesh të ndryshme
– Blloqe tatimore
– 4 njesi kompjuterike
– 1 Server
Materiale të gjendura në studion e kontabilitietit të shtetases Hazbije Leka.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga neni 144/a dhe 180 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/