Sherr me Edi Ramën e Lindita Nikollan, Mimoza Hafizi braktis mbledhjen e...

Sherr me Edi Ramën e Lindita Nikollan, Mimoza Hafizi braktis mbledhjen e grupit të PS

52
0
Shares


Foto Arkiv

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe deputetja Mimoza Hafizi janë përfshirë në një debat në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar socialist. Si shkak ka shërbyer një status në “Facebook” nga Hafizi e cila denonconte shkarkimin nga puna të një mësueseje në Dibër. Sipas Hafizit, arsimtarja është shkarkuar pasi ishte identifikuar si mbështetëse e Lëvizjes së Ben Blushit.
Shqetësim ajo e ka ngritur edhe në mbledhjen e grupit të PS, pas largimit të ambasadorëve Lu e Vlahutin.
Nga ana e saj, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla është shprehur se pretendimet e Mimoza Hafizit janë të pabaza, pasi mësuesja detyronte nxënësit që të ndiqnin kurset e saj private, në këmbim të një notë të lartë në lëndën që jepte. Gjithashtu, Nikolla ka theksuar se mësuesja në fjalë është aktualisht nën hetim.
Në debat është përfshirë edhe kryeministri Edi Rama i cili i  ka kërkuar Mimoza Hafizit të mos përdorë atë gjuhë, pasi çështjen e ka konsumuar edhe mediatikisht.
Pas këtij debati, deputetja Mimoza Hafizi ka braktisur mbledhjen e grupit parlamentar të PS.  


Për më shumë mund të lexoni edhe

Viktima e parë e lëvizjes “Blushi”, mësuese Rina në Dibër: A do ta durojmë këtë sistem politik!
/web/Viktima_e_pare_e_levizjes_Blushi_mesuese_Rina_ne_Diber_A_do_ta_durojme_kete_sistem_politik_18633_1.php

 

 

 

 

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY