Rama: Nuk besoj se në çdo gjë që thotë PD, e ka...

Rama: Nuk besoj se në çdo gjë që thotë PD, e ka gabim

61
0
Shares

“Nuk besoj se në çdo gjë që thotë PD, e ka gabim. Por duhet të ulemi në tryezë e ta përfundojmë sa më parë këtë reformë”.
Kështu u shpreh kreu i PS, kryeministri Edi Rama pas takimit të sotshëm me ambasadorët. Sipas tij, reforma s’është vetëm në interesin e Shqipërisë
Kryeministri theksoi se në PS, ambasadorët Lu dhe Vlahutin kanë gjetur gatishmërinë për të miratuar sa më parë reformën në drejtësi, për të cilën ai tha se është në interesin jo vetëm të Shqipërisë por edhe të BE dhe SHBA-së.
“Ne këtu jemi krejtësisht të hapur dhe tërësisht mbështetës për të realizuar reformën, të ishte për ne tani do ishte e votuar, erdhën këtu jo se kërkuan të marrin në dorë qeverisjen e Shqipërisë as për të vënë kandidaturën për të drejtuar PS as për të shprehur përçmim…  janë të interesuar për këtë reformë se është historike që s’është vetëm në interesin e Shqipërisë, por të BE, forcave progresiste që janë në shumicë në BE dhe që duan të hapin negociatat me Shqipërinë. Këtu i ranë pragut që dëgjoi dera”, tha Rama.
Përballë interesimit të medieve, Rama u shpreh edhe për heqjen  mandatit të deputetit Koço Kokëdhima, nga Gjykata Kushtetuese.
Nuk komentoj vendimet e gjykatave, por thjesht nënvizoj se ai vendim është një arsye më shuam për një reformë të drejtë e reale në sistemin e drejtësisë”, u shpreh Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY